“Marrëveshje përfundimtare nuk është arrit, nevojitet qasje konstruktive nga të dyja palët për të arritur deri te marrëveshja”, ka thënë Kocijançiç.
Dje, shefja e delegacionit teknik të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë dje se është arritur një marrëveshje për targat. Ndërsa sot, do të vazhdojë dita e tretë e bisedimeve të këtij raundi. Siç është raportuar, sot do të bisedohet për përcaktimit të kufirit administrativ mes pjesës jugore e veriore të Mitrovicës.






















