Ai ka thënë, se sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut, transmeton lajmi.net.
Lexo statusin e plotë të Arianit Kocit:
“Trima të Kosovës,
Sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut. Na keni zbardhur fytyrën dhe na keni kthyer dinjitetin.
Jeni shkrirë për nderin e atdheut, dhe vazhdoni të sakrifikoheni.
Prandaj, e keni dhe do ta keni respektin tonë – përjetësisht!
Me këtë rast, nuk mundemi pa e shprehur falēndërimin e përjetshëm për SHBA, UE, Naton, dhe miqtë tjerë, të cilët 1 vit më vonë, përfunduan procesin e çlirimit të Kosovës – proces që e filluan Jasharajt, Haradinajt e shumë të tjerë”, shkruan ai.






















