Vetëm në Komisionin për Buxhet dhe Financa ka dështuar katër herë shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2017, si pasojë e mungesës së kuorumit. Mosdakordimi i partnerëve të koalicionit për buxhetin e vitit 2017 po shihet si joserioze, duke ditur se Projektligji për Buxhetin është vendimi më i rëndësishëm i Kuvendit që nxjerr brenda vitit.
Arton Demahasaj, nga organizata “Çohu”, ka thënë se do të ishte shumë e natyrshme që të ketë mospajtime mes pozitës dhe opozitës, por e panatyrshme dhe aspak e mirë që ato të jenë brenda vetë koalicionit qeverisës.























