“Tash, KEDS shkaku se ishte i zënë “me pelë për dore” vitin e kaluar me njehësorët digjital dhe “gabimet” gjatë faturimit, ka gjetur një metodë origjinale për t’i zbrazur xhepat e konsumatorëve duke ua fryrë faturat për sasinë e pandryshuar të rrymës që e shpenzojnë. Janë shpikur shumë pozicione mashtruese për dënimin e konsumatorëve që i tejaklojnë limitet e rrymës së shpenzuar duke e përfshirë në dënim tërë rrymën e shpenzuar e jo vetëm sasinë e rrymës së shepnzuar që e tejkalon limitin.
Për një qytetar që nuk mirret vesh në këto manipulime është e pamundur t’i identifikojë “gabimet” e KEDS e që në fakt paraqet paraqitje të paskrupullt e KEDS që mbetet e pahetuar, e pa dënuar dhe përfundon në një qortim verbal të Komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës i cili në vend që t’i dalë në mbrojtje qytetarit të plaçkitur, interesin e të cilit do të duhej ta përfaqësojë apo mbrojë në bazë të votës së fituar, e mbron dhe e legjitimon plaçkitjen që i bënë KEDS – i qytetarit. Me fillimin e sezonit dimëror ngritet edhe çmimi i energjisë elektrike por është jo normale që ajo ngritje të shkojë deri në 300 – 400 % më shumë se ato të tarifave verore.
Qytetarët patën protestuar disa herë kundër këtyre shpërdorimeve të KEDS – it dhe vetëm atëherë e morën vëmendjen institucionale.” thuhet ndër të tjera në komunikatë.






















