KMDLNJ kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës, policia e EULEX-it, karabinierët italianë, të cilët vazhdimisht kujdestarojnë matanë urës kryesore të lumit Ibër, përkatësisht shumë afër lagjes, prej nga erdhën plumbat dhe nga paqeruajtësit, të cilët janë të thirrur për siguri të qytetarëve, që sa më parë t’i kapin akterët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’iu jepet dënimi i merituar.
“Duhet të ceket se jo rrallë në pjesën e okupuar të Mitrovicës, natën ditën dhe në çdo kohë dëgjohen të shtëna nga armë të ndryshme automatike dhe jo rrallë plumbat godasin çatitë e shtëpive të lagjeve Ilirida, Qendra 1 etj”, thekson KMDLNJ.






















