Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi deklaroi se 2 mijë të rinj nga Shqipëria dhe diaspora do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikën e punës pranë administratës publike.
”Ky është një program për të gjithë shqiptarët, pa dallim territori. Të rinjtë do zhvillojnë praktikën e punës për 3 muaj, nga qershori deri në gushtin e këtij viti. Ndihem me fat që si ministër i Rinisë të ofroj një program që shkon drejtpërdrejtë tek punësimi i të rinjve.
Vlera e këtij programi është realisht rezultati afatgjatë që ai ka. Është viti i tretë që ky program do realizohet dhe tregon se të rinjtë tanë kanë ditur t’i shfrytëzojnë mundësitë e dhëna dhe të jenë pjesë e administratës publike”, u shpreh ministri Klosi.















