Banorët e pakët të kësaj ane të Malësisë së Kamenicës, ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar e mirëpresin.
Të rëndësishme ndërtimin e pikës se re kufitare po e shohin edhe autoritetet komunale të Kamenicës.
E, veç te mirave ekonomike, ndërtimi i pikë kalimit te ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ndikojë edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë, si ajo e Merdarit, Dheut të Bardhe e Mutivodës, ku shpesh herë krijohen kolona të gjata.
Hapja e kësaj pike të re kufitare vjen si rezultat i një marrëveshje nga bisedimet në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
https://www.youtube.com/watch?v=sC5Y9Aek1Ls?feature=oembed&w=640&h=360























