Si pasuri të luajtshme, ministrja gjatë vitit 2016 sa ishte ambasadore ka deklaruar veturë, prodhim i vitit 2008 në vlerë prej 14 mijë eurosh.
Paga mujore e bashkëshortit të ministres Ahmetaj në Pro Credit Bank arrin shifrën prej 1 mije 300 euro.
Të hyrat vjetore të ministres Ahmetaj, paga nga Ministria e Jashtme kapin shifrën 40 mijë e 800 euro në vit.
Ndërsa të hyrat vjetore të bashkëshortit të saj nga paga në Universitetin e Prishtinës kap shifrën 11 mijë euro, paga në klinikën private që arrin në 5 mijë euro në vit i dhe paga në Qendrën Klinike në Prishtinë që po ashtu kap shifrën 5 mijë euro.
Kur mblidhen gjitha të hyrat, shuma vjetore që ministrja Ahmetaj bashkë me bashkëshortin e saj mbledhin për një vit kap shifrën 61 mijë euro në vit.
Por, nga deklarimi i saj në këtë agjenci, ministrja e sapo emëruar shihet se ka edhe borxhe. Për blerjen e veturës “Hundai”, ministrja ka marr kredi prej 14 mijë eurosh.
Bashkëshorti i saj ka dy kredi, njërën për blerje të tokës që arrin vlerën prej 25 mijë eurosh dhe tjetrën për ndërtimin e shtëpisë që arrin vlerën 39 mijë euro.


























