“Në zgjedhjet parlamentare të 11 Dhjetorit shqiptarët e Maqedonisë do japin provim të dyfishtë. Që do e dëshmojnë vetëdijen dhe kulturën e tyre kolektive politike: me daljen masovike në zgjedhje, ata do dëshmojnë se nuk jane të pandjeshëm ndaj të ardhmes së fëmijëve të tyre, dhe duke mos e vetuar BDI-në, ata do tregojnë se e dinë nga u vjen e keqja dhe se dinë t’i ndëshkojnë ata që plot 14 vite u treuan besëshkelës të dyfishtë-shkelën edhe mbi besën që ata ia dhanë popullit në formë të premtimeve të rrejshme, edhe mbi besën që atyre ua dha populli duke i votuar”, ka thënë Mehmeti.
Tutje, ai përmes rrjetit social Facebook ka bërë thirrje që të tregohet se nuk ia kanë frikën qyqarëve të BDI’së, siç i ka quajtur ai, duke bërë thirrje që të votohet Lëvizja Besa.
“Le të dalim të gjithë të votojmë, le të dëshmojmë se jemi popull me BESË dhe se dimë të dallojmë BESATARË dhe të PABESË! Le të dalim të votojmë kundër të keqes, le të tregojmë se nuk e shesim krenarinë tonë, se nuk i kemi frikë qyqarët e BDI’së që e dhunojnë popullin e vet vetëm për t’i forcuar qarqet politike e policore maqedonase! Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë, këtë ia kemi borxh vetvetes!”























