Shkrimtari dhe opinionisti Shqiptar Kim Mehmeti ëndërron për ditën kur protestuesit shqiptarë do tu kërkojnë llogari liderve të tyre në Maqedoni për të cilët ai mendon se i shërbyen një regjimi të ngjashëm me atë të Milloshevicit.”Të gjitha rrugët e Maqedonisë sot çojnë në Shkup dhe më vjen mirë që populli maqedonas zgjohet! Të jem i sinqertë: e ëndërroj ditën kur gjitha rrugët e shqiptarisë së Maqedonisë, do çojnë drejtë selive partiake të BDI-së e PDSH-së, e ku as do thyejnë, as do gjuajnë me guralec mbi policët e pafajshëm, as do shajnë e do kërcënojnë dike, por qetë e me urtësi, kryesuesve të BDI-së e të PDSH-së do u shtrojnë disa pyetje shumë të logjikshme, si për shembull këto: a nuk ju vjen aspak turp që i shërbyet dhe kaq vite e mbajtët në këmbë një regjim antishqiptarë si ai i Millosheviqit që na përbuzi e poshtëroi, a nuk ju vjen aspak keq që i shkelët e mëkëmbët të gjitha idealet tona, a nuk ndjeheni aspak përgjegjës që rinisë së këtushme shqiptare ia vratë edhe shpresën, a me të vërtet edhe pas “Sopotit”, “Brodecit”, “Monstrës”, edhe pas likuidimit të Harun Aliut me shokët, edhe pas deshqiptarizimit të Shkupit e Maqedonisë si dhe pas natës së përgjakur e rrëqethëse të Kumanovës, juve nuk ju vjen aspak turp të dilni përpara këtij populli, të cilit i premtuar liri e mirëqenie, e i ofruat vetëm nënshtrim e varfëri!”
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...