Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, gjatë një interviste Mustafa po ashtu ka deklaruar se më së shumti autobusë, do të pajisen linjat që kalojnë nëpër qendër të qytetit, 4-shi dhe 3-shi.
“Të gjitha diskutimet që kemi pasur në nivele të larta, na mbetet obligim që të bëjmë ndryshime. Kemi nevojë që të bëjmë ndryshime edhe në stafin e Trafikut Urban dhe tashmë kemi filluar me ndryshimet. Do ta bëjmë sistemimin e punëtorëve. Kemi planifikuar që autobusët e rinj t’i kemi në qendër të qytetit. Linja 3 dhe 4 do të kenë më shumë autobusë, e po ashtu edhe linja 1 dhe 2”, ka thënë Mustafa.






















