Ndërkaq, tani ju sjellim informacione në lidhje me personat e akuzuar.
Një nga të akuzuarit/pezulluarit është Shemsi Hajrizi, zëvendës drejtor i përgjithshëm i administratës në shërbimin korrektues.
Hajrizi u emërua në këtë pozitë në datën 20.11.2008.
Ai gjithashtu ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK, nga data 07.06.2013 deri më 11.11.2014.
Shemsi Hajrizi, është nga Vushtria, është jurist i diplomuar, ndërsa ka magjistruar në fushën e menaxhmentit.
Nga zyrtarët tjerë të lartë të akuzuar është dhe Ismail Dibrani, drejtor i Burgut të Dubravës, Bashkim Dervisholli, zyrtar korrektues në Prishtinë si dhe zyrtarë tjerë të këtij Shërbimi.























