Bëhet fjalë për një rrjet të organizuar të të rinjve që deri tani nga ”fushata për Trump” kanë fituar hiq më pak se 200.000 dollarë amerikan. Në këtë rrjet kanë qenë të kyçur më shumë se 200 të rinj nga qyteti i vogël i Maqedonisë, Velesi dhe nga rrethina.
Channel 4 ka gjetur kryesorin e kësaj ”fushate” pro Trump i cili nuk ka dashur të komentoj konstatimet se ai ka ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.
Shkurt për Channel 4 ka thënë se e kanë bërë këtë për para xhepi dhe për qejf.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo ”fushatë” është vlerësuar si vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve dhe e kanë akuzuar Facebook-un për plasimin e këtyre lajmeve pro-Trump nga Velesi i Maqedonisë.
























