• Latest
  • Trending
  • All

Këta janë serbët

16/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Këta janë serbët

16/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Emin Azemi

Të gjithë ata që mendojnë se sporti është i ndarë nga politika dhe zhvillimet sociale të një shoqërie, gabohen. Serbët këtë e dëshmuan më së miri. Ata u treguan të egër ndaj një përfaqësueseje kombëtare të një vendi fqinj, që me asgjë deri më tani nuk i kishte dhënë shkas Serbisë ta provokojë apo ta nxisë në ndonjë veprim hakmarrës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Serbët janë shumë origjinalë në primitivizmin e tyre, madje edhe atëherë kur merren me sport. Në stadiumin e ‘Partizanit’ në Beograd, të martën mbrëma, pati më së paku tifozë futbolli. Atje ishte ajo Serbia që nuk e fsheh fytyrën e saj kur janë në pyetje shqiptarët.

Një demonstrim kaq i egër i dhunës dhe i atmosferës luftarake në një stadium futbolli, mund të ndodhë vetëm në një vend dhe në një shoqëri që ende ka probleme me të kaluarën dhe – pasiguri për të ardhmen e saj. Përfaqësuesja shqiptare udhëtoi në Beograd dhe Serbia ishte kategorike që ajo të vinte e pashoqëruar nga tifozeria shqiptare. Droja u tregua reale. Autoritetet e Federatës Serbe të Futbollit më mirë se kushdo tjetër e kanë ditur se çfarë tifozësh kanë, por nuk arritën të parashikojnë epilogun kaq primitiv të një ndeshjeje e cila u mbyll si pasojë e përfshirjes në lojë të tifozëve, një precedent ky i paparë në praktikën e deritanishme të futbollit europian.

E vetmja pikë e ndritshme e kësaj drame beogradase ishte loja dinjitoze e djemve të përfaqësueses shqiptare, të cilët dëshmuan zgjuarsi e guxim për të bërë lojë cilësore edhe në një atmosferë totalisht anisportive, siç ishte ajo në stadiumin e ‘Partizanit’ në Beograd.

Të gjithë ata që mendojnë se sporti është i ndarë nga politika dhe zhvillimet sociale të një shoqërie, gabohen. Serbët këtë e dëshmuan më së miri. Ata u treguan të egër ndaj një përfaqësueseje kombëtare të një vendi fqinj, që me asgjë deri më tani nuk i kishte dhënë shkas Serbisë ta provokojë apo ta nxisë në ndonjë veprim hakmarrës. Përkundrazi, mediat në Tiranë dhe në Prishtinë u treguan mjaft të përmbajtura ndaj frymës nacionaliste që vinte nga Beogradi. Sigurisht që kjo ngjarje do të komentohet për shumë ditë në vijim dhe në debatet jo të pakta në Tiranë. Nuk do të mungojnë edhe folës të tillë që do të mundohen të gjejnë ndonjëfarë simetrie të fajit për këtë epilog jo të hijshëm.

Mund ta imagjinojmë, bie fjala, pozicionin e një Lubonje, i cili gjithë fajin për këtë epilog do t’ia hedhë fluturakes së telekomanduar që po bartte një flamur të Shqipërisë Etnike, ndonëse aty nuk ishte vetëm një sorrë, siç parapëlqen ta quajë ai flamurin shqiptar, por edhe një hartë të territoreve shqiptare në Ballkan. Paçka se edhe ky truk ishte gjetje e një tifozi shqiptar paksa më trim se të tjerët dhe në krahasim me shishet dhe materiet shpërthyese që hidheshin nga tifozeria serbe, në fakt kjo fluturake nuk rrezikonte shëndetin dhe mbarëvajtjen e lojës. Serbët, të mësuar me arrogancë dhe dominim ndaj shqiptarëve, nuk mund ta imagjinonin që para hundëve të tyre të fluturonte në ajër një flamur i Shqipërisë Etnike, ndaj edhe manifestuan mllef dhe veprime të dhunshme ndaj pjesëtarëve të përfaqësueses shqiptare.

Këta janë serbët. Njëkohësisht edhe një leksion për gjithë ata që kanë shumë punë për të bërë për ta larguar llumin primitiv social nga tifozeria, por edhe për një pjesë të opinionistëve e gazetarëve të Tiranës, të cilët i kanë marrë si me rezerva ankesat dhe kritikat e kosovarëve ndaj serbëve, për momente e situata të caktuara. Atmosfera luftarake para dhe gjatë ndeshjes, nuk është kurrfarë përjashtimi nga shoqëria ende e militarizuar serbe, prandaj gjithë ata gazetarë e opinionistët të Tiranës që kanë menduar se Beogradi është njëfarë metropoli europian dhe liberal, me këtë rast do të duhej t’i korrigjonin mendimet e tilla.

Këta janë serbët, kurse ne jemi të dënuar të jemi fqinjë të tyre.

Previous Post

Kor unik serb për ndeshjen e 14 tetorit. Media, politika, opinioni, por edhe kisha, vetëgozhdohen si viktima të fyerjes shqiptare

Next Post

Rama: Serbia është kthyer mbrapa, ne vazhdojmë drejt së ardhmes

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rama: Serbia është kthyer mbrapa, ne vazhdojmë drejt së ardhmes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.