Të paktën kështu ka deklaruar profesori i studimeve Islame, Xhabir Hamiti në prezantimin e Raportit “Faktorët ndikues në radikalizim dhe Ekstremizëm të Dhunshëm”.
Ky hulumtim që është realizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka nxjerrë 19 faktorë që kanë ndikim në radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, njofton Klan Kosova.
Drejtori ekzekutiv i kësaj Organizate, Burim Ramadani ka treguar rekomandimet se si duhet të tejkalohet kjo gjendje.
Sipas tij, institucionet shtetërore duhet të forcojnë komunikimin me komunitetin kudo që janë, dhe jo vetëm nëpër qendrat e qyteteve, të japin më shumë financa në parandalimin të kësaj ideologjie dhe të bashkëpunojë me OJQ-të lokale.
Ramadani ka thënë poashtu se komunat duhet të forcojnë forumet lokale të sigurisë si dhe kërkoi angazhim nga bashkësitë fetare.






















