Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, nënkryetarja e Kuvendit nga kjo parti, Aida Dërguti dhe deputetët, Donika Kadaj- Bujupi, Smajl Kurteshi e Albulena Haxhiu, do të paraqesin qëndrime e tyre në këtë debat.
Kjo është bërë e ditur të martën në një konferencë për media, nga zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi
Ai po ashtu ka bërë të ditur se disa nga ekspertët e propozuar nga kjo parti për të marr pjesë në këtë debat janë refuzuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.























