Kjo është lista e 10 njerëzve më me ndikim në botë, kurse në mesin e 50 të përzgjedhurve është edhe Mark Zuckerbeg (në vendin e 39-të) dhe presidenti rus, Valdimir Putin në vendin e tridhjetë.
Lajmi.net ju sjellë renditjen e 10 njerëzve me të fuqishëm në botë sipas Bloomberg:
- Sergio Moro, prokuror shtetëror, Barazil
Moro me ekipin e tij të prokurorëve dhe hetuesve për më shumë se dy vjet ka përcjellë gjurmët e parave në katër kontinente, ndërsa kur e kanë kuptuar se ku kishin humbur dy miliardë dollarë, u krijua klima politike për largimin e presidentes braziliane, Dilma Rouseff, e përfshirë në këtë skandal financiar.
- Warren Buffet, pronar i Berkshire Hathaway
Warren Buffet është njëri nga investitorët me të njohur në botë. Nuk është spekulues, investimet e tij përfshijnë shumë fusha. Buffet këtë vit ka blerë kompani që prodhojnë pajisje industriale. Berkshire i tij i ka rritur aksionet në Apple në 55 për qind. Ndërkohë, Buffet, sipas të dhënave të fundit, llogaritet njeriu i tretë më i pasur në botë.
- Janet Yellen, drejtoreshë e rezervave shtetërore amerikane
Duke ju falënderuar Yellen, ekonomia amerikane ka vazhduar rritjen stabile. Kur vitin e kaluar nisi rritjen e parë të nivelit të kamatave, ky hap nuk ndikoi keq në ekonomi, e as nuk i “shkatërroi” tregjet, siç kishin menduar disa nga ekspertët financiarë amerikanë. Mirëpo, Yellen nuk u ngut me hapin tjetër të rritjes së kamatave, që siguroi stabilitet.
- Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane
Bankieri italian ka luajtur rol jetësor në krye të Bankës Qendrore Evropiane kur u kuptua largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Edhe pse pati shumë panik, Draghi i bindi të gjithë që Brexit nuk do të ndikojë fare në stabilitetin financiar evropian. Kjo doli e saktë.
- Angela Merkel, kancelarja gjermane
“Ne ketë mund ta bëjmë”, janë fjalët e Angela Merkelit drejtuar refugjatëve. Megjithatë, koha tregoi se gjermanët nuk ndajnë bindje të njëjta me kancelaren e tyre, politikanen më të fuqishme evropiane, gjë që e dënuan në zgjedhjet lokale. Edhe pse popullariteti i Merkelit është në rënie, ende nuk ka dalë pasardhësja e saj po aq e fuqishme që do të mund të drejtonte Evropën.
- Jeff Bezos, themelues dhe drejtor i Amazon.com
- Xi Jinping, presidenti kinez
- dhe 2. Hillay Clinton dhe Donald Trump
- Theresa May, kryeministrja britanike
Pas referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, kryeministrja e re britanike hodhi poshtë të gjithë spekulimet se mund të ketë një referendum të dytë për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE.
Disa muajt e parë, Theresa May në pozitën e kryeministres ka treguar se negociatat me bankat, kompanitë e sigurimeve dhe investimeve, vetëm sa e ka forcuar Londrën si qendër financiare e Evropës.























