Pas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarit, Haki Rugova edhe këshilltari i Mustafës, Faton Abdullahu ka dhënë kritika për këtë deklaratë të Selmanajt.
Abdullahu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se në LDK për dallim nga emisioni CLICK (ku një kohë të gjatë ka marr pjesë Driton Selmanaj) ka njëfarë rendi tjetër që Selmanaj duhet ta mësoj.
Ky është shkrimi i plotë i Abdullahut:
Mbi një deklaratë të z. Driton Selmanaj
MOS FOL GOJË KUR S’KE NEVOJË
“Nëse LDK shkon në koalicion me PDK unë do të largohem nga LDK”. Kjo është deklarata e të sapo aderuarit në LDK z. Selmanaj. Në kohën kur po thuhen shumë gjëra prej të cilave edhe shumë të pavërteta për koalicionet e mundshme, shumëkush këtë deklaratë e kuptoj edhe si aludim se, paska të vërtetë në atë që po thuhet me sherr në disa media se LDK do të bëj koalicion me PDK-n. Edhe pse këtë e ka bërë të qartë edhe kandidati për Kryeministër z. Avdullah Hoti edhe Kryetari i partisë LDK z. Isa Mustafa, z. Selmanaj prap e ka pa të nevojshme ta ripërtyp këtë, si duket pa e kuptuar aludimin se po i bon një të keqe jo të vogël LDK-së në rrethana shumë të ndieshme. E tash në këtë shtëpinë e madhe që i thonë LDK për dallim nga CLICK ka njëfarë rendi tjetër që Selmanaj duhet ta mësoj – përndryshe “ mos fol gojë kur s’ke nevojë”.























