“Prindërit janë të vetëdijshëm për rolin që kanë luajt mësimdhënësit në vitet e nëntëdhjeta kur Kosova ishte nën okupimin e egër e ku mësimi u mbajt në kushte e rrethana mjaft të vështira. Normalisht se për këtë pjesë të zhvillimit të Arsimit në Kosovë , mësimdhënësit meritojnë të trajtohen në mënyrë ligjore e pse jo edhe të shpërblehen nëse Shteti i Kosovës ka mundësi buxhetore”.
“Shpresojmë se edhe Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës e ndanë këtë mendim dhe se në kuadër të kornizave ligjore dhe mundësive buxhetore do ta trajtojnë këtë çështje dhe se mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta do të ju ipet kontributi i merituar”, është shprehur Beqiri.
Tutje aty thuhet se kuptojnë kërkesat e Sindikalistëve të Arsimit dhe gjendjen e rënduar financiare të personelit arsimor, por duhet të kenë parasysh edhe efekten negative që mund të ketë greva.
“Por njëkohësisht kërkojmë nga Sindikata e Arsimit që ta shqyrton më me seriozitet paralajmërimin për ndërprerje të mësimit pasi që në këtë mënyrë po i shkaktohet barrierë procesit edukativo-arsimor dhe në rend të parë po humbin nxënësit”.
“Ne, Këshilli i Prindërve të Kosovës , kërkojmë nga ana e Kryesisë së SBASHK-ut që të jetë e matur në veprimet e tyre dhe mos të ndërmarrin veprime të ngutshme dhe të dëmshme për procesin mësimor dhe të kenë mirëkuptim për nxënësit sepse çdo ndërprerje e mësimit pavarësisht arsyes dhe rrethanave ndikon drejtpërsëdrejti në ngritjen e cilësisë në arsim”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.






















