Mungesa e buxheti ishte shqetësimi kryesor që u ngrit, si nga anëtarët e Këshillit, po ashtu dhe nga deputetët.
Në këtë rrafsh u tha se me këtë buxhet do të jetë vështirë i përballueshëm adresimi i sfidave që ka sistemi i drejtësisë, sepse është i nevojshëm rritja e numrit të gjyqtarëve dhe stafit profesional.
Tutje, u diskutua për aktet nënligjore që duhet të nxirren nga KGJK-ja, transferin e gjyqtarëve dhe koordinimi institucional me rastin e hartimit të legjislacionit.
U theksua se ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit është jo i mirë dhe po shkakton probleme me rastin e implementimit, gjë që shpesh bie edhe në kolizion me ligjet tjera.
Në fund të këtej takimi, ishte një pajtim i përgjithshëm që të avancohet bashkëpunimi institucional në mes të KGJK-së dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qellim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.























