Bombardimet kanë nisur sërish duke patur si objektiv një autokolonë humanitare pranë Alepos ku u regjistruan 40 të vdekur, një fakt që tronditi komunitetin ndërkombëtar.
“Armëpushimi nuk është pezulluar”, deklaroi shkurtimisht Kerry në dalje të një takimi me tensione të larta të Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (GISS, 23 shtete dhe organizata ndërkombëtare) e kryesuar nga Kerry dhe homologu rus, Sergei Lavrov.
“Ishte një takim mjaft i tensionuar, atmosfera ishte e rënduar. A ekziston ende ndonjë mundësi ? Nuk jam në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por do të bëjmë ç’është e mundur për të ruajtur armëpushimin”, u shpreh kreu i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault.






















