Ky propozim ka ardhur nga kryetari i këtij Komisioni, Naser Osmani nga LDK-ja, i cili është përkrahur edhe nga anëtarët e komisionit më përjashtim të deputetes Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje
Përndryshe, RTK-ja ka kërkuar që të ketë mbështetje shtesë financiare në vlerë prej mbi 3 milionë euro, raporton lajmi.net.
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, ka thënë se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të ngjarjeve të pa parashikuara sportive.
Sipas tij, shpenzimet për blerjen e të drejtave sportive nga ana e transmetuesit publik janë rritur pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Njëkohësisht ai ka thënë se edhe rritja e çmimit të transmetimit të lojërave olimpike ku mori pjesë edhe Kosova, ka bërë që shpenzimet financiare të shtohen.
Drejtori Shala ka përmendur se vetëm për të drejtat e transmetimeve të ngjarjeve sportive, RTK-së i janë shtuar mbi 500 mijë euro.
























