Arrestohet në Itali një shtetas shqiptar, i cili ishte person i shpallur në kërkim në të gjithë Europën. Mediat italiane shkruajnë se në pranga është vënë shtetasi Arben Terqalaki, 32 vjeçari, për të cilin kishte urdhër kërkimi që në vitin 2014.
Shqiptari jetonte në Alessandri dhe u zbulua pas një kontrolli që policia bëri në këtë qytet. Pas kontrollit, polici verifikoi se ishte pikërisht ai personi që kërkohej dhe e prangosën.
Ai kërkohej për krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, nxitje dhe shfrytëzim të prostitucionit të kryer në Spanjë. Për këto akuza ai duhet të vuajë 11 vite burg.



















