“Interpretimi më real të kësaj deklarate është fakti se me këtë tregohet edhe një shenjë e tij (Trumpit) që është i rreshtuar krah Rusisë. Sinqerisht, deklarata të tilla zakonisht paraqesin tentim simbolik të politikanëve rusë që edhe më shumë ta ngrisin nivelin e fyerje ndaj SHBA-ve”, ka thënë Gordy.
Profesori i Universitetit të Londrës thotë se një pjesë e deklaratës së Trumpit për ndryshimin e politikës ndaj Ballkanit “është vetëm retorikë e Trumpit”.
“Sa i përket politikës së SHBA-ve ndaj Ballkanit, ajo ka qenë plot mbështetje ndaj Serbisë pas bombardimeve. Është vështirë të mendohet se SHBA-të mund të jenë më shumë proserbe sesa ishin deri me tash”, ka thënë ai.






















