Qeverinë serbe, sipas tij, nuk do ta pengojë asgjë që të jetë afër njerëzve të tyre.
Madje ai ka ftuar Bashkimin Europian që të reagojë për këtë veprim, sepse sipas tij, kjo mund të përmbys procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me anë të dialogut.
Ai është shprehur i habitur për synimin e institucioneve të Prishtinës për të parandaluar atë për të vizituar Patriarkanën e Pejës, ku ai donte t ‘i ofronte nevojat bazike murgeshave serbe.
Ai shtoi se Brukseli do të duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për mosrespektimin nga ana e Prishtinës për lirinë e lëvizjes.






















