Ish-ministri Dardan Gashi ka marrë kërcënime me jetë pas paraqitjes në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Sipas Gashit, për dhjetëra kërcënime direkte që i janë bërë, ai do t’i drejtohet policisë, ndërsa avokati i tij, Arianit Koci, ka bërë të ditur se është duke e bërë gati padinë për shpifje ndaj deputetit Gëzim Kelmendi.
Deputeti e akuzoi ish-Ministrin se kishte keqpërdorur rreth 30 milionë euro në mandatin e tij.
Arianit Koci, avokat i Dardan Gashit, ka thënë se nga ajo që ka parë në emision ka bazë të mjaftueshme për të ngritur padinë.
Deputeti Gëzim Kelmendi ka mohuar të ketë lidhje me kërcënimet, duke i ka dënuar ato, ndërsa lidhur me padinë ai ka thënë se ajo është e bazuar në raportime të mediave.















