Muzika shqiptare ka humbur një ditë më parë një nga zërat e saj më të bukur. Këngëtarja e mirënjohur, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Ishin familjarët e saj ata që njoftuan publikun për humbjen e yllit të muzikës shqipe. Miq, të afërm, kolegë dhe dashamirësit e Nexhmijës, shprehen menjëherë ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
Një ndër to është edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa. Shqiptarja ka postuar ditën e sotme në “Inststory” një foto të Pagarushës, të cilën e shoqëron me një emoji zemre.



















