Kryeministria hap dyert për publikun sot në orën 17:00. Në hollin protokollar të saj, çelet ekspozita “Këndvështrime”. 70-vjetori i Çlirimit vjen përmes artit pamor dhe instalacioneve, për të mbajtur gjallë kujtesën historike dhe për të folur në gjuhën e kulturën e së tashmes. Ekspozita ka dy kuratorë, artistin dhe drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani dhe artistin Fani Zguro. Sipas konceptit kuratorial, “Këndvështrime”, ka për qëllim të tregojë mbi të kaluarën dhe të tashmen dhe t?i flasë publikut përmes imazhesh dhe veprash, si mbi të vërtetën historike të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe mbi evoluimin e gjuhës artistike dhe arteve pamore në dekadat që pasuan, por jo vetëm në Shqipëri.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

















