Kelmendi ka bërë të ditur se kanë qenë deputetë e partive në koalicion të cilët nuk e kanë përkrahur pikën e parë të rezolutës. Ai ka thënë se rezoluta e partive në pushtet është vetëm retorik.
“Është për keqardhje se si deputetët e koalicionit kanë ndryshuar qëndrimet nga mbrëmë. Shprehi keqardhje se si institucioni më i lartë, Kuvendi i Kosovës nuk është në gjendje t’i pezullojë bisedimet me Serbinë për lirimin e Nehat Thaçit dhe ndalimin e arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së”, ka thënë Kelmendi.





















