Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësja e Ujësjellësit të Prishtinës, Arjeta Mjeku e cila tha se që nga ora 13 ekipet e KEDS-it duke punuar në trafon e tyre kanë dëmtuar një gyp të ujësjellësit i cili gyp e furnizon lagjen e Qafës dhe asaj të Tophanës.
“Ekpiet e ujësjellësit me të marr lajmin kanë dal në vendin e ngjarjes dhe ende janë në terren. Ata e kanë sanuar dëmin, kurse uji ka filluar që të lëshohet rreth orës 14: 30”, tha Mjeku.
Sipas saj të gjithë ata banorë që deri më tani kanë qenë pa furnizim të ujit nga prishja e shkaktuar nga ekipet e KEDS-it, brenda 10 minutave do të kenë mundësinë që të furnizohen më të.






















