“Mos përputhje në mes planeve të dërguara në ZRRE dhe planeve të publikuara. b. Mirëmbajtjet të cilat nuk janë realizuar, përkundër ndërprerjeve për këtë qëllim. c. Kohëzgjatja nga katër orë për secilën mirëmbajtje, pavarësisht natyrës së punëve që duhet të kryheshin. d. Përshkrimet jo adekuate në dokumentet përcjellëse. e. Ndërprerje e shpeshta të daljeve të njëjta brenda muajit”, thuhet në vendimin e ZRRE-së.
Por pavarësisht këtij vendimi, KEDS-i nuk është duke e respektuar vendimin e ZRRE.
KEDS ka dërguar sërish nëpër adresën e mediave planin e reduktimeve me arsyen e mirëmbajtjes së rrjetit, e në këtë njoftim nuk thuhet se bëhet fjalë për ndonjë urgjencë.
Dje, më 28 nëntor është dërguar plani i mirëmbajtjeve në media, për vendet që do të mbeten sot nga 4 orë pa energji elektrike.
Plani parasheh reduktime me arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjetit në: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë.
Ndërsa sot kanë pasur një takim anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, që kanë kërkuar sqarime nga ZRRE se pse KEDS-i nuk po e respekton vendimin.
Kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa, ka thënë se kanë kërkuar edhe një raport për mos zbatimin e vendimit.
“Kërkuam informata prapë nga ZRRE pse po vazhdon kjo, kërkuam në tërësi raport”, ka thënë Mustafa.
Edhe deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha, që është pjesë e këtij komisioni ka thënë për lajmi.net se të gjithë deputetët që janë anëtar të këtij komisioni njëzëri kanë kërkuar nga ZRRE raport se pse KEDS-i ende nuk po e zbaton vendimin.
“E ngritëm këtë shqetësim, edhe kërkuan nga ZRRE që të na njoftojë sa më parë me shkrim se çka është ka ndodh, se pse pas atij vendimi tash me pas mirëmbajtje prapë, dhe u përkrah nga të gjithë anëtarët e komisionit. Vendimi është i përkohshëm që nuk ka riparime. Ish dashur që ta respektojë këtë vendim KEDS-i dhe për këtë u morëm vesh që të kërkojmë pse ky vazhdim i reduktimeve”, ka thënë Berisha për lajmi.net.
Në ndërkohë lajmi.net i ka kërkuar një sqarim nga Zyra e Rregullatorit për mos respektimin e vendimit nga ana e KEDS-it, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Lajmi.net është mediumi i parë që ka raportuar për këto parregullsi me arsyen e mirëmbajtjes së rrjetit






















