Ambasada e Turqisë kishte kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës dënimin e gazetarit Berat Buzhala për shkak të një statusi me përmbajtje satirike në faqen e tij në “Facebook”.
Lidhur me këtë kërkesë, reagoi edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ky i fundit tha se në Kosovë respektohen ligjet e shtetit kosovar.