Ky hulumtim trajton njohuritë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nivelin e kënaqshmërisë së tyre me punën e deputetëve në mbikqyrjen e Qeverisë në procesin e dialogut, kënaqshmërinë e qytetarëve në përfshirjen e tyre në këtë proces, dhe gatishmërinë për të kontribuar për temat e dialogut si dhe akterët kryesorë që mbajnë përgjegjës për informimin e tyre.
Përkundër faktit që disa tema të dialogut kanë dominuar skenën politike në vend sidomos vitin e fundit, të gjeturat e këtij hulumtimi të opinionit vërtetojnë që qytetarët e Kosovës në shkallë të lartë, praktikisht janë të painformuar rreth marrëveshjeve (43p për qind) të cilat janë arritur deri tani në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Rreth 76% të tyre janë të pakënaqur me mbikëqyrjen që Kuvendi përgjithësisht ushtron ndaj Qeverisë në këtë proces. Për më tepër ata janë të pakënaqur me nivelin e përfshirjes së tyre (75 për qind) ndërsa shprehin hezitim për t’u përfshirë në të ardhmen në këtë proces (57 për qind). Në bazë të këtij sondazhi, në përgjithësi qytetarët presin të informohen më shumë në rradhë të parë nga Qeveria dhe më pas nga Kuvendi i Kosovës.
Ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare të ekzekutivit dhe rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në dialogun Kosovë – Serbi”, financuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës.






















