• Latest
  • Trending
  • All

Kazuo Ishiguro: Si e shkrova ‘The remains of the day’ – për katër javë

07/10/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kazuo Ishiguro: Si e shkrova ‘The remains of the day’ – për katër javë

07/10/2017
in Aktualitet

Përktheu: Daut Dauti

Shumë njerëz duhet të punojnë me orar të gjatë. Kur bëhet fjalë për shkrimin e novelave, duket që pajtueshmëria thotë se pas katër orëve, apo kështu disi, të shkrimit të pandërprerë, zë vend puna që ka vlerë më pak se mundi. Unë, pak a shumë, gjithmonë jam pajtuar me këtë pikëpamje, por pasi që vera e vitit 1987 po afrohej, u binda se ekzistonte nevoja për një qasje drastike. Lorna, gruaja ime, u pajtua.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Deri në atë moment, pasi që e kisha lënë punën e përditshme para pesë viteve, do t’ia dilja mjaft arsyeshëm që ta mbaja një ritëm të balancuar të punës dhe produktivitetit. Por, vala e parë e suksesit tim publik, që erdhi pas novelës sime të dytë, solli me vete shumë shqetësime. Propozimet për zgjerimin e karrierës, ftesat për darka dhe festa, atraksioni për udhëtime jashtë vendit dhe grumbujt e letrave, të gjitha i kishin dhënë fund punës sime të ‘duhur’. Gjatë verës së kaluar e kisha shkruar një kaptinë hyrëse për novelën e re, por, tashti, gati pas një viti, nuk kisha shkuar më tej.

Dhe, kështu, unë dhe Lorna bëmë një plan. Për një periudhë katër javore, unë do ta pastroja ditarin e takimeve në mënyrë të rreptë dhe të vazhdoja me diçka që disi në mënyrë misterioze e quajtëm ‘Përplasje’. Gjatë Përplasjes nuk do të bëja gjë tjetër pos të shkruaja nga ora 9:00 para dite deri në orën 10:30 të mbrëmjes, nga dita e hënë deri të shtunën. Do ta kisha pushim një orë për drekë dhe dy për darkë. Nuk do t’i shikoja letrat, e lere më t’i lexoja, dhe nuk do të shkoja as afër telefonit. Askush nuk do të vinte në shtëpi. Lorna, përkundër orarit të saj të zënë, për këtë periudhë do ta merrte edhe hisen time të kuzhinës dhe punëve tjera. Në këtë mënyrë, siç shpresonim, unë jo vetëm që do të kryeja më shumë punë kuantitative, por edhe do ta arrija një gjendje mendore në të cilën bota ime fiktive do të ishte më reale se kjo aktualja.

Atëherë isha 32 vjeç dhe sapo kishim dalë në një shtëpi në Sydenham, në jug të Londrës, ku për herë të parë në jetën time kisha dhomë të posaçme të punës (dy novelat e para i pata shkruar në tavolinë të kuzhinës). Dhoma e punës në fakt ishte një lloj ormani i madh në gjysmë pushimoren e shkallëve dhe nuk kishte derë. Por, unë isha në qejf pasi që kisha hapësirë ku do t’i shtrija letrat përreth sipas dëshirës dhe se nuk do të më duhej t’i mbledhja në fund të çdo dite. I ngjita grafikët dhe shënimet në tërë murin me lëvore dhe fillova shkrimin.

Në mënyrë fondamentale, kështu është mënyra se si u shkrua ‘The Remains of the Day’. Gjatë tërë Përplasjes shkruaja dorëlirë duke mos u kujdesur për stilin e as për diçka që pasdite krijonte kontradiktë në tregimin e themeluar gjatë atij mëngjesi. Qëllimi ishte që thjeshtë të nxirrej ideja në sipërfaqe dhe të rritej. Fjalitë e tmerrshme, dialogjet e shëmtuara, skenat që qonin askund – i lija të qëndronin dhe vazhdoja lëvrimin.

Në ditën e tretë, gjatë pushimit tim të mbrëmjes, Lorna kishte vërejtur se unë po sillesha çuditshëm. Të dielën e parë dola jashtë shtëpisë në qendër të Sydenhamit dhe në mënyrë të pandërprerë vëzhgoja – kështu më ka thënë Lorna- faktin se rruga nuk ishte e ndërtuar në nivel të njëjtë, kështu që njerëzit që zbritnin poshtë rrugës dukeshin sikur që ecnin mbi njëri tjetrin kurse ata që ngjiteshin, dihatnin dhe i jepnin zor me tërë forcën. Lorna merakosej që unë kisha edhe tri këso javë të mbetura por ia shpjegova se isha shumë mirë dhe se java e parë kishte qenë e suksesshme.

U mbajta për katër javë dhe në fund, pak a shumë, e kisha tërë novelën përpara: natyrisht që kërkohej shumë më tepër kohë që të shkruhej siç duhet, por depërtimi i rëndësishëm i imagjinatës, i tëri ishte bërë gjatë Përplasjes.

Duhet të them se nga koha kur fillova Përplasjen kisha konsumuar një sasi substanciale të ‘hulumtimit’: libra nga dhe për shërbëtorët britanikë, për politikën e brendshme dhe të jashtme në mes dy luftërave, shumë pamflete dhe ese nga koha, përfshirë një të Harold Laskit për “The Dangers of Being a Gentleman”. I kam bastisur raftet e librarive lokale të librave të dorës së dytë (Kirkdale Books, ende duke përparuar në mënyrë të pavarur) për udhërrëfimet në lidhje me fshatrat angleze nga vitet 1930-ta deri në vitet e 50-ta. Vendimi se kur duhet të fillohet me shkrimin e novelës – të fillohet me kompozimin e vet tregimit – gjithmonë më duket shumë i rëndësishëm. Sa duhet dikush të dijë para se të filloj të shkruaj prozë? Është e dëmshme të fillohet shumë herët, njësoj sikur që është kur fillohet shumë vonë. Mendoj që me ‘Remains’ kam pasë fat: Përplasja erdhi mu në momentin e duhur, kur unë dija mjaft.

Kur e kujtoj këtë, i shoh të gjitha llojet e influencave dhe burimet e inspirimit. Ja ku janë dy nga ato më pak të njohura:

1) Në mesin e viteve të ‘70-ta, si tinejxher, e kam pa një film që quhet ‘The Conversation’, një triler nën regjinë e Francis Ford Coppolas. Në të, Gene Hackman e luan rolin e një eksperti monitorues që shkon te njerëzit të cilët dëshirojnë t’i incizojnë bisedat sekrete të tjerëve. Hackman, në mënyrë fanatike, dëshiron të bëhet më i miri në fushën e tij – ‘Përgjuesi më i madh në Amerikë’ – po gradualisht kaplohet nga ideja se incizimet që ua jep klientëve të tij të fuqishëm mund të çojnë në pasoja të errëta, përfshirë vrasjen. Besoj që karakteri i Hackamanit ka qenë modeli i hershëm i shërbëtorit Stevens.

2) Mendova që e kisha kryer ‘Remains’ por një natë e dëgjova Tom Waits-in duke kënduar këngën e tij ‘Ruby’s Arms’. Është një baladë për një ushtar që e lë të dashurën duke fjetur në mëngjesin e hershëm për t’u larguar me tren. Asgjë e pazakonshme në këtë. Por, kënga këndohet me një zë të vrazhdë të një lloj udhëtari të pastrehë amerikan i cili është tërësisht i pafamiljarizuar me shfaqjen e emocioneve publikisht. Dhe, vjen një moment kur këngëtari deklaron se zemra e tij po thyhej dhe kjo është gati e padurueshme prekëse për shkak të tensionit në mes vet sendimentit dhe një rezistence të madhe që shprehet qartazi kundër mposhtjes. Waits e këndon rreshtin me katarzë madhështore sa që mund ta ndjeni jetën stoike të një burri të fortë që shkapërderdhet para një trishtimi të madh. E dëgjova këtë dhe e ndërrova vendimin që e kisha marrë që Stevens të mbetej siç e kisha planifikuar, si vendim i vështirë deri në fund. Vendosa që vetëm në një pikë – të cilën duhet ta zgjedhja me kujdes – mbrojtja e plogësht do të plasaritej dhe kështu romantizmi tragjik i fshehur do të shfaqej pjesërisht.

Previous Post

“Vëllazëria” e Lindjes, takim Greqi-Serbi-Rumani-Bullgari

Next Post

A Scholar of Uncommon Kindness and Brilliance: Albanologist Dr. Robert Elsie

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

A Scholar of Uncommon Kindness and Brilliance: Albanologist Dr. Robert Elsie

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.