Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati bëri një vizitë në kompleksin memorial në Prekaz.
Ai tha nga Prekazi se përvjetorin e vet të shtatë FSK do ta festojnë me një emër të ri dhe mision krejt tjetër , pasi në të ardhmen vendi do të ketë Forcat e Armatosura të Kosovës.
Kastrati theksoi se po e nisin nga Prekazi festimin e gjashtëvjetorit të FSK-së, “nga vendi ku merr frymëzimin secili”.















