Policia Kufitare në Rinas ka arrestuar sot një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I arrestuari është 43-vjeçari Dritan Beqiraj nga Durrësi, i cili është dënuar me 25 vite e 6 muaj burg nga një gjykatë në Itali.
Beqiraj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma me datë 21 mars të këtij viti.
Gjykata e Apelit të Firences, e ka dënuar atë më 24 shtator të vitit 2007 me me 25 vjet dhe 6 muaj burg për veprat penale: “Rrëmbim personi”, ” Armëmbajtje pa leje”, ” Kanosje” dhe ” Mbajtje lëndësh narkotike”.
Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë./Lapsi.al/
















