Një 43 vjeçar nga fshati Tale në Lezhë është arrestuar nga policia pasi drejtonte një automjet tip “Ferrari”.
Sipas burimeve të policisë makina rezultonte e vjedhur në shtetin fqinj të Italisë.
Forcat policore kanë sekuestruar makinën e kushtueshme të riut me inicialet S. M., si dhe kanë nisur verifikimet e mëtejshme për të.















