Shqiptari L.F., me banim në Carcare, u ndalua teksa lëvizte me makinën e tij.
Sjellja nervoze e të riut bëri që agjentët të ushtronin një kontroll më të detajuar në automjet. Në sediljet e para të mjetit tip “Opel Corsa” u gjetën 5 doza kokaine. Pas kësaj u krye një kontroll edhe në banesën e 25-vjeçarit.
Aty u gjetën 400 kg kokainë, pjesërisht e ndarë në doza, si dhe materiale për paketimin e drogës.
L.F. u dërgua në burgun e Genova-s. Sipas mediave italiane, vlera e drogës nëse hidhej në treg do të sillte rreh 40.000 euro.






















