Një 33-vjeçar është arrestuar sot në Korçë për kontrabandë me një vlerë prej 40 mijë eurosh dhe fshehje të të ardhurave.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 33-veçari Ilir Treska, banues në Korçë, në kuadër të operacionit të koduar “Magazina”.
Arrestimi i tij u bë pasi Drejtoria e Hetimit Tatimor ka gjetur një sasi të konsiderueshme produktesh kontrabande me vlere rreth 40.000 euro, te paketuara dhe ambalazhuara me mbishkrime greke, në magazinën e 33-vjeçarit, pranë Pazarit të Korçës.
Gjithashtu, nga ana e Drejtorisë së Hetimit Tatimor është bërë i mundur inventarizimi i të gjithë produkteve të cilat mbaheshin dhe ruheshin për tregtim nga Administratori i subjektit, Ilir Treska, me qëllim vlerësimin korrekt të situatës financiare si dhe dokumentimin ligjor të shmangieve fiskale.















