Deri tani janë arrestuar 6 anëtarë të kësaj organizate, grekë dhe shqiptarë që jetojnë në Greqi. Agjentët grekë të anti-drogës bllokuan edhe një kamion të ngarkuar me kanabis, që do ta transportonte në vendet e Europës.
Deri tani nuk janë bërë publik emrat e të arrestuarve dhe nuk ka informacione të tjera të bandës kriminale. Sipas hetimeve paraprake, kanabis trafikohej nga Shqipëria në Greqi, e më pas drejt vendeve të tjera evropiane.























