700 kg drogë e llojit kanabis sativa, u kap në brigjet e Zakinthos, në Greqi. Operacioni vlerësohet si një nga më të mëdhenjtë në Patra. Mediat greke shkruajnë se shtatë përsona u arrestuan, të dyshuar si trafikantët e mallit. Dyshimet janë se droga vinte nga Shqipëria, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që hashashi të ketë mbërritur nga Italia.
“Ata dyshohet se i përkasin një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës”- njofton policia greke, por pa dhënë identitetin e të ndaluarve. Pesë prej tyre dyshohet se ishin si “shoqërues” te mallit nga Patras në Zakynthos
















