Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe pas rreth 2 minutave ka arritur mauna e dyshimtë, njësitet antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet për një moment mirëpo pas reagimit të njësive antikontrabandë mauna është ndalur.
“Pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie vozitësin është ndaluar përkohësisht derisa mauna është dërguar në doganë”, thuhet në njoftim.
Maunja dhe mallrat (nafta) janë vendosur nën mbikëqyrje deri në përfundimin e procedurës derisa palës i është lëshuar vendimi për konfiskim dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.























