Në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës mëngjesin e sotëm qytetarët kanë hapur probleme. Pala greke ka bllokuar kalimin e të gjithë qytetarëve që duan të futen në Greqi, pasi sipas tyre është dëmtuar sistemi.
Sipas doganës greke bëhet me dije se ka problemi sistemi PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.
Problemi mësohet se është hapur vetëm në Kakavijë e pikat e tjera kufitare me Shqipërië dhe jo me vendet e tjera. Në pikat kufitare është krijuar një radhë e makinave dhe qytetarëve shqiptarë dhe të huaj të cilët kërkojnë të hyjnë në Greqi.




















