Protestat kundër dygjuhësisë dhe siç thonë organizuesti për ruajtjen e unitaritetit të shtetit, po mbahen tanimë për një javë, ndërsa dje dhe gjatë ditës së sotme në vend të protestave u organizua koncert.
Nga kërkesat e iniciativës “Për Maqedoni të bashkuar” mes tjerash kërkohet që asnjë parti politike maqedonase të mos pranojë platformën e partive shqiptare dhe që gjuha maqedonase të mbetet e vetmja gjuhë zyrtare në Maqedoni.






















