Këto ditë, ai i ka hyrë punës me të madhe në shtruarjen e rrugëve në zonat rurale me rërë në këmbim të votave për të.
Lajmi.net ka siguruar disa foto të djeshme të disa kamionëve të dërguar prej tij, të cilët kanë shtruar një rrugë me rërë në fshatin Arllat.
Banorët e këtij fshati kanë thënë për lajmi.net se në kompensim të shtrimit të kësaj rruge, disa prej banorëve të fshatit ia kanë premtuar votën kandidatit për kryetar të AKR-së në zgjedhjet e së dielës.


























