Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, i dyshuari i parë A.B. pasi ka hyrë në Parlament, më konkretisht në sallën për konferencat për mediat, është përpjekur të përleshet fizikisht me sigurimin e deputetit O.S. të cilët i ka kërcënuar.
Në momentin kur ka tentuar t’u afrohet deputetëve është tërhequr nga një person tjetër. I denoncuari i dytë A.Sh. dyshohet se ka hapur me forcë derën hyrëse të Kuvendit duke e goditur me shqelma dhe grushte, duke tërhequr dhe shtyrë zyrtarët policor të cilët kanë qëndruar në kordonin para hyrjes.
MPB njofton se për veprimet të cilat i kanë ndërmarrë dy të lartpërmendurit më lart ekziston video- regjistrim, për të shtuar se policia i ka marrë në pyetje dhe më pas i ka liruar.





















