Kallëzimi penal iu është bërë mantelbardhëve të gjinekologjisë, anestezionit dhe neurologjisë pas shtatë muajsh nga vdekja e dyshimtë e 36-vjeçares nga Prishtina S. Fazlija, të cilës dyshohet se i është dhënë dozë e gabuar gjaku gjatë mjekimit në Klinikën e Gjinekologjisë.
Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka konfirmuar për “Zërin” se në Prokurori tashmë është ngritur kallëzim penal ndaj mjekëve V.Z., S.D., M.M. dhe B.Sh.






















