“Kosova ka natyrë të mrekullueshme. Sot në Ditën ndërkombëtare të turizmit, përjetova nga afër natyrën e bukur me bjeshkatarët gjatë ecjes në bjeshkën e Vjellakut në Rugovë. Turizmi mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Veseli.
Kryeparlamentari i premtoi angazhim në misionin e promovimit të vlerave alpine të shoqatës bjeshkatare “Gjeravica”, duke dhënë përkrahje jo vetëm për udhëzuesit turistik, por edhe shënjimin, promovimin e shtigjeve dhe ecjen alpine të kësaj shoqate si dhe programeve promovuese alpine të “hiking njeri”, të drejtuar nga Arben Islami.
Po ashtu, kryetari Veseli, vlerësoi angazhimin e të rinjve të atraksionit të lëshimit me litar metalik, zip-line, duke theksuar se këto bukuri të rralla të Grykës së Rugovës janë mrekulli e veçantë e vendit tonë.























