Shefi i Kuvendit, ka thënë se shumë shpejt do ta vizitojë edhe Komunën e Leposaviqit, pasi e kanë ftuar Lista Serbe.
Veseli ka folur edhe për kthimin ministrave serbë në Qeveri, për të cilët tha se pret shumë shpejt që ata të kthehen.
“Zyrtarisht ende s’janë kthyer por kemi kontakte. E kanë një qëndrim politik por besoj që shpejt do të përmirësohet situata dhe do të kthehen”, tha Veseli.






















