“Ajo, si dhe boksierët e rinj të Klubit “Gollaku”, kanë talent dhe vullnet të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se do të sjellin medalje të reja në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Veseli.
Postimi i tij:
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme “përballja” me Kampionen e Evropës në Boks, vajzën tonë Donjeta Sadiku. Ajo, si dhe boksierët e rinj të Klubit “Gollaku”, kanë talent dhe vullnet të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se do të sjellin medalje të reja në Republikën e Kosovës. Ata janë dëshmi e potencialit të madh që ka rinia kosovare për të shkëlqyer kur i jepet mundësia. Neve na takon t’i mbështesim dhe të përmirësojmë kushtet e stërvitjes, në mënyrë që të na shtohet krenaria nëpër botë. K.V
























